Deputetja e PDIU-së, Reme Lala është lakuar shpesh për mënyrën e veshjes.
Gjithmonë e kuruar deri në detaje, ku bien në sy krahas veshjes, këpucët dhe çantat e markave.
Këtë të enjte, Reme kishte veshur një fustan blu të hollë, ndërkohë që era tentonte t’ia ngrinte herë pas here.
Kjo gjë e vuri në siklet Remen, e cila po kalonte në oborrin e Parlamentit të mbushur me fotografë dhe kameramanë.