Modelja me linjat trupore perfekte, Xhensila Pere vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në media, që pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”.
Modelja e shpallur “Miss Albania” dhe fituesja e “Dance with me”, ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” ku gjatë emisionit bëri një deklaratë të pazakontë.
Xhensila u shpreh se aktualisht ka prioritet karrierën, por po përgatitet që kur të sjellë në jetë një fëmijë të jetë e gatshme ta rrisë edhe pa partner, nëse kjo gjë ndodh.
“Po përgatitem që në momentin që do sjell në jetë një fëmijë, të jem e gatshme ta rris edhe nëse ndodh që të mos kem pranë partnerin”, u shpreh Xhensila.