Habit Brixhida Kokëdhima: Vajzat e mia e kanë të vështirë ta gjejnë partnerin e jetës (FOTO) – AlpeGossip
Habit Brixhida Kokëdhima: Vajzat e mia e kanë të vështirë ta gjejnë partnerin e jetës (FOTO)

Habit Brixhida Kokëdhima: Vajzat e mia e kanë të vështirë ta gjejnë partnerin e jetës (FOTO)

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte sipërmarrësja Brixhida Kokëdhima, bashkëshortja e deputetit Koço Kokëdhima dhe e ëma e këngëtares shumë të dashur për publikun Besa.

Gjatë emisionit, Brixhida u shpreh se të jesh biznesmene dhe nënë e tre vajzave nuk është aspak e lehtë.

Sipërmarrësja shprehu edhe shqetësimin për partnerët që vajzat e saj do gjejnë në të ardhmen, ku në këtë rast flitet për Erën dhe Besën pasi Bora e ka gjetur.

“Vajzat e mia kërkojnë që të gjejnë burrin e jetës si babin e tyre, duan që t’i ngjajë Zotit Koço. Unë ju kam thënë të zgjedhin me zemër dikë që e duan, por si të gjitha vajzat edhe ato duan që bashkëshorti t’i ngjajë babait. Kështu që unë mendoj se vajzat e mia do e kenë të vështirë ta gjejnë shokun e jetës”, u shpreh Kokëdhima.