DASMË SË SHPEJTI? Deklaratën e Enit për martesën nuk e prisnim fare (FOTO) – AlpeGossip
DASMË SË SHPEJTI? Deklaratën e Enit për martesën nuk e prisnim fare (FOTO)

DASMË SË SHPEJTI? Deklaratën e Enit për martesën nuk e prisnim fare (FOTO)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Ato kanë vite që e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk ngurrojnë asnjëherë që të shprehin të gjithë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory, ku u ka dhënë mundësinë fansave që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe nuk kishte si të mungonin ato në lidhje me marrëdhënien me Gencin.

E pyetur se a do të bëjë dasmë, ajo ka thënë se nuk beson se do bëjnë dasmën pasi që të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetëm me familjet.

Një tjetër ndjekës i ka drejtuar pyetje në lidhje me eksperiencën e saj të vaksinimit.

“Dozen e pare e mora para pak ditesh. Asnje mundim vetem nje dhimbje shume e lehte e krahut ku u be vaksina…por qe kaloj per 2 dite”, është shprehur artistja.

Në lidhje me pyetjen e një fansi se ‘a ja vlen që të bëhet vaksina e Covid-19’, Eni iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh.

“Une jam shume PRO vaksines. Kam degjuar qe shume persona jane kundra dhe per mua kjo gje nuk eshte aspak normale. Nese jeni kundra vaksines atehere jeni kundra shkences. Kush jemi ne te kundershtojme OBSHn apo FDA ? Nese jeni skeptik per vaksinen atehere as tek mjeku mos shkoni, as femijet mos i vaksiononi, as ilace mos perdorni…kalojini problemet shendetesore ne menyre natyrale vete”, ka thënë ajo.