Flet për herë të parë modelja e njohur shqiptare: Babai refuzonte të isha pjesë e… – AlpeGossip
Flet për herë të parë modelja e njohur shqiptare: Babai refuzonte të isha pjesë e…

Flet për herë të parë modelja e njohur shqiptare: Babai refuzonte të isha pjesë e…

Kristina Baki është ndër modelet më të kërkuara të momentit në vendet aziatike, e cila vlerësohet shumë për pamjen e saj natyrale në çdo dalje televizive apo set fotografik.

Ajo ka rrëmbyer kurorën e ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin ‘Miss World 2015’ në Kinë.

Mirëpo, modelja ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Rudina” se nuk e mendonte asnjëherë se do të ishte pjesë e botës së modelingut, pasi i ati refuzonte kategorikisht.

“Ja kisha shprehur tim eti disa herë dëshirën për të qenë pjesë e konkurseve të bukurisë apo modelingut. Por përgjigja e tij ishte gjithmonë jo, pasi nuk e kishte me shumë qejf këtë lloj fushe. Një ditë në shkollë mbërrijnë përfaqësues të Miss-it dhe më përzgjedhin edhe mua. Kur shkoj në shtëpi, ia them babit sa për ta ditur se nuk mendoja se ai kishte ndryshuar mendim. Por për çudinë time, më tha provoje.” – u shpreh modelja Kristina Baki, e cila pas pjesëmarrjes në kompeticion u shpall ‘Miss Universe Albania 2013’.