DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Ja momentet më të bukura nga “Kënga Magjike” që kanë mbetur në memorien e çdo shqiptari – AlpeGossip
DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Ja momentet më të bukura nga “Kënga Magjike” që kanë mbetur në memorien e çdo shqiptari

DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Ja momentet më të bukura nga “Kënga Magjike” që kanë mbetur në memorien e çdo shqiptari

Finalja e “Kënga Magjike 2019” tashmë përfundoi dhe fituese e saj u shpall Eneda Tarifa.

Magjia e vërtetë ndodh në skenë e sidomos në tre netët e konkurimit. “Kënga Magjike” është kthyer në një nga eventet më të njohur në vend që organizohet çdo vit e përveç këngëve që prezantohen ndodh që të mbahet mend dhe për ndodhitë e veçanta që rrënjosen në memorien tonë për vite me rradhë.

Një ndër to është perfomanca e Adelina Ismailit në “Kënga Magjike 2009”. Këngëtarja rrëzohet në skenë në momentin kur ndodhet në ajër e kapur në tubin që ngjitet lart. Më pas Adelina ngrihet dhe vazhdon të performojë plot energji këngën e saj pavarësisht rrëzimit që ndodhi.

Një ndër momentet më interesante e që kanë mbetur në memorien e ndjekësve të festivalit është padyshim momenti kur Ermal Mamaqi del në skenë për të pranuar çmimin për këngën ‘Best Dance’ në festivalin e vitit 2011. Falenderimet e Ermalit ishin ndryshe nga të tjerët. Ermali filloi duke falënderuar veten për këtë sukses dhe duke mos falënderuar bashkëpunëtorët, të cilët i ka paguar për t’i kryer shërbimet.

Instagirls” i mbani mend? Dyshja e aktorëve Erion Isai dhe Bes Kallaku ishin bashkëprezantuesit  e Arditit në vitin 2017. Ata nuk harruan të sillnin në skenë as “Instagirls” sketchi i tyre më i pëlqyer në “Portokalli”. Të veshur me fustane të gjatë plot klas, posaçërisht për atë natë, ata bënë publikun për të qeshur me batutat e tyre.

Në jurinë gjykuese të viti 2017 në “Kënga Magjike” ishte dhe DJ Sardi, i cili nuk arriti të mbante të qeshurën nga batutat e aktorëve të humorit. E qeshura e tij u bë menjëherë virale në rrjetet sociale duke bërë që të gjithë të qeshnim me të qeshurën tipike të Sardit.

Albërie Hadërgjonaj ka qënë një tjetër këngëtare e cila ka kaluar në skenë një ngjarje të pakëndshme. Ndërsa kjo e fundit po këndonte një prej kopsave të këmishës së saj u këput duke nxjerrë në pah dekoltene e saj.

Në vitin 2011 Ronela Hajati këndoi në skenën e “Kënga Magjike” pa mikrofon. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Ronela ia doli që të paktën të performonte mjaft mirë këngën e saj “Nelës” në bashkëpunim me Visarin.

Përveç këtyre me siguri do të ketë të tjera ndodhi që ju kanë mbetur në mendje. Me siguri dhe ky vit do këtë momentet e veta pikante e ne jemi në pritje të finalizimit të të gjithë kompeticionit./News31.al