Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë formuar një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata gjithmonë arrijnë të tërheqin vëmendjen e publikut me foto dhe videot që postojnë së bashku.
Së fundmi, çifti që gjithashtu njihet për udhëtimet e shumta që bëjnë së bashku, këtë herë u nisën drejt Saint Moritz në Zvicër. Dyshja ka publikuar shumë foto e video ku tregojnë se po kënaqen e po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mes të gjitha postimeve që ata kanë bërë dy janë ato që na e tërheqi vëmendjen më shumë. Po flasim pikërisht për dy fotot e mëposhtëme ku çifti shfaqen të veshur me xhupa që i përkasin markës luksoze ”MonCler”.
Duke qenë se po flasim për një markë veshjesh që njihet dhe në fakt është shumë e famshme, nuk ishte aq e vështirë të gjenim se sa kushtonin xhupat e dyshes. Xhupi që mban të veshur Eduarti i cili është ngjyrë blu e errët kushton plotë 1015 paund ose 1205 euro.
Ndërsa xhupi që Arbana mban të veshur kushton plot 740 paund ose 879 euro.
Për më tepër, Arbana ka vendosur ti shtojë dhe një aksesor tjetër veshjes së saj që sigurisht i përket sërisht ”MonCler”. Ajo ka mbajtur veshur një kapuç gri që kushton plotë 350$.
Mesa duket çiftit tashmë i pëlqen ti bëjnë të gjitha gjërat njësoj, madje dhe të shpenzojnë njësoj për veshjet e tyre kaq në modë. /AlpeGossip.al