Këngëtarja shqiptare Era Istrefi pas performancës së saj mbresëlënëse në finale e “Kupës së Botës”, duket se nuk ka ndërmend të ndalojë. Ajo prej kohësh ka lajmëruar se është duke punuar për klipin e këngës më të re që titullohet ‘Prisoner’.
Siç u bë e ditur klipi i këngës është xhiruar në Xhamajka dhe të gjithë kanë qenë kurioz të shikonin përfundimin e tij. Pak minuta më parë Era i ka dhënë fund pritjes dhe ka publikuar këngën më të re.
Në të këngëtarja shfaqet përkrahë një djali nga Xhamajka në skena të nxehta, ku herë duken si të dashuruar dhe herë zihen.
“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm. Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Jamaica për ta xhiruar videoklipin”, ka thënë ajo për faqjen e famshme “Just Jared”.