Gjejnë në gjumë në divan shqiptarin e paftuar, kur e zgjuan i polli belaja me të – AlpeGossip
Gjejnë në gjumë në divan shqiptarin e paftuar, kur e zgjuan i polli belaja me të

Gjejnë në gjumë në divan shqiptarin e paftuar, kur e zgjuan i polli belaja me të

Imagjinoni të ktheheni në vilën tuaj luksoze mbi një kodër dhe brenda të gjeni një të panjohur që është shtrirë në divanin tuaj, e ka zënë gjumi përpara televizorit të ndezur dhe veshur ka rrobat tuaja…

Dhe nuk mbaron me kaq. Nëse sapo keni fërkuar sytë dhe po mendoni se keni ngatërruar shtëpi, ju zbuloni se ai person është larë në dushin tuaj, është rruar, ka shkuar në kuzhinë ka ngrënë sa është kënaqur dhe ka hapur biles edhe disa shishe verë dhe alkoole të tjera që i ka pirë për qejf të tij.

Të bindur se jeni në ëndërr provoni ta largoni këtë njeri nga shtëpia juaj, por pikërisht në këtë moment kërcënoheni.

Skenari i mësipërm nuk është trillim. Protagonist ka qenë një endacak shqiptar që për pak kohë ka bërë jetë “pashai” në shtëpinë e një familje në Ventimilia të Italisë. Çifti është kthyer në banesë, por kanë gjetur brenda 40 vjeçarin shqiptar, i cili pasi është zgjuar me jo pak vështirësi ka filluar duke i sharë dhe duke i kërcënuar të zotët e shtëpisë.

Sipas medias italiane “Il Giornale”, shqiptari nuk i ka bërë rezistencë vetëm pronarëve të vilës, por edhe policisë, me të cilët është rrahur me grushta dhe shkelma. 40 vjeçari është bërë “zap” vetëm pasi është përdorur mbi të spraj me spec djegës. Të shtunën endacaku shqiptar u dënua nga gjykata me dy vjet burg, por dënimi iu anullua, pasi u vendos riatdhesimi i tij në vendin tonë.