“ÇUNI IM DO KETË EMËR SHUMË TË BUKUR”/ Xhensila Myrtezaj e paska zgjedhur që tani emrin për të birin – AlpeGossip
“ÇUNI IM DO KETË EMËR SHUMË TË BUKUR”/ Xhensila Myrtezaj e paska zgjedhur që tani emrin për të birin

“ÇUNI IM DO KETË EMËR SHUMË TË BUKUR”/ Xhensila Myrtezaj e paska zgjedhur që tani emrin për të birin

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku e paskan menduar emrin e djalit të tyre, i cili është i mirëpritur kurdo që të vijë.

E ftuar sot në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja tregoi se djali i saj do të ketë emër të bukur.

Kjo deklaratë erdhi pas asaj të Alketës e cila me shaka tha se djali i çiftit të famshëm do të quhej Kajmak.

“Jo. Çuni im do të ketë emër shumë të bukur. Është i mirëpritur kurdo të vijë, e kemi zgjedhur emrin”, u shpreh Xhensila.

Këngëtarja tregoi edhe një detaj për emrin e vajzës, Ajkës, që është tejet i veçantë. Xhensila ka treguar se para se të merrte vesh gjininë e foshnjës që po priste, e ka parë emrin Ajka në ëndërr.

“Që nga ai moment kam kuptuar se ai lart i ka skenaret shumë të qarta”, u shpreh këngëtarja.