2020-ta duket se do të jetë viti i Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
Në mars të vitit që lamë pas, Rodriguez i propozoi këngëtares në Bahamas, duke iu ulur në gjunjë në breg të detit me një unazë diamanti në dorë.
Lopez dhe Rodriguez kanë ndërmend të bëjnë një dasmë gjigante e cila ka për t’u mbajtur mend gjatë.
Burime për të huajën “Life and style” kanë treguar se këngëtarja dhe partneri kanë planifikuar të martohen këtë verë.
Megjithatë, data e saktë e ceremonisë së tyre ende nuk është bërë e ditur.
Sipas burimeve, çifti ka ndërmend të shpenzojë 3 milionë dollarë për ceremoninë e jetës së tyre, për të cilën u bëmë tepër kuriozë.
J.Lo sigurohet t’i tregojë kujtdo se ka gjetur dashurinë e jetës së saj, ndërsa Alex nuk resht së bëri të lumtur këngëtaren me gjestet e tij të dashurisë.