ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Pas ndarjes, Mateo dhe Brikena… (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Pas ndarjes, Mateo dhe Brikena… (FOTO)

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Pas ndarjes, Mateo dhe Brikena… (FOTO)

Në fillim të këtij muaji, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, konfirmuan për fansat e tyre se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Përmes një mesazhi publik, ish-finalisti i “Big Brother VIP 5” theksoi se zgjedh të ruaj respektin për personin dhe për kohën që kishin kaluar së bashku.

Nga ana tjetër, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruante se mes tyre ka pasur respekt të ndërsjellë.

Por mbrëmë ndodhi diçka e papritur gjatë emisionit “Top Arena”. Në një moment, Mateo hyri në studio së bashku me dy këngëtarët e njohur, Bubulina dhe Blondi Krasniqi, duke kënduar “Të Dua”.

Mateo shkon drejt Brikenës, të cilën e fton për të vallëzuar së bashku dhe ajo pranon. Fansat u bënë shumë kuriozë të dinë se si do të shkojë raporti i tyre pas këtij momenti kaq emocionues.

Borri ka publikuar pak më parë një fotografi ku shfaqet së bashku me modelen. Ata duken shumë pranë njëri-tjetrit, e duket se më këtë postim kanë konfirmuar një ribashkim.