KARANTINA E YLLI LIMANIT/ Izolimi e ka bërë këngëtarin të “tradhëtojë” zakonet e mëparshme si shumica prej nesh – AlpeGossip
KARANTINA E YLLI LIMANIT/ Izolimi e ka bërë këngëtarin të “tradhëtojë” zakonet e mëparshme si shumica prej nesh

KARANTINA E YLLI LIMANIT/ Izolimi e ka bërë këngëtarin të “tradhëtojë” zakonet e mëparshme si shumica prej nesh

Ditët në karantinë na kanë mësuar se edhe ato angazhime që në normalitet përpiqeshim tua adresonim si përgjegjësi familjarëve, në këtë periudhë na ka lindur dëshira që t’i bëjmë vetë. Si për shembull, të nxjerrësh qeset me plehra nga shtëpia ose të bësh pazar…si Ylli Limani! Në një intervistë për “Rreze Drite”, këngëtari ka rrëfyer se të shkonte në market për të blerë ushqime, më parë ka qenë një aktivitet i padëshiruar për të, që e realizonin prindërit.

Por tashmë, duke kërkuar edhe një arsye për të ndryshuar pak ditët e izolimit, Ylli ka shkuar plot dy herë të bëjë pazar. “Zakonisht pazaret për shtëpinë i bëjnë prindërit në marketet pranë, por që kur jemi karantinuar, kam bërë edhe unë pazar dy herë. Vetëm dy herë, këto janë edhe shumë të populluara, kam shkuar për qejfin tim më shumë”, është shprehur këngëtari. Epo, dy herë nuk janë keq si për fillim, apo jo?