FANSAT E “KRYQËZUAN” SEPSE OFENDOI FENË ISLAME/ Reagon modelja e njohur: Atë që kam veshur… – AlpeGossip
FANSAT E “KRYQËZUAN” SEPSE OFENDOI FENË ISLAME/ Reagon modelja e njohur: Atë që kam veshur…

FANSAT E “KRYQËZUAN” SEPSE OFENDOI FENË ISLAME/ Reagon modelja e njohur: Atë që kam veshur…

Pak ditë më parë Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen. Me rastin e ditës së tij të veçantë, këngëtari i njohur kishte organizuar një festë ku nuk munguan miqtë e njohur të ekranit. Mes tyre ishte edhe modelja e njohur, Arta Nitaj.

E teksa Butrinti është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e tij, edhe në këtë ditë ai postoi në rrjetet sociale një mori me foto dhe video nga ditëlindja e tij.

Fansat e ‘kryqëzuan’ se ofendoi fenë islame, reagon

Në mesin e videove dhe fotove të publikuara nga artisti, një veprim i Artës u bë shkak që kjo e fundit të ‘kryqëzohej në rrjet nga publiku, pasi bëri një veprim tallës kundrejt fesë myslimane.

Ajo kishte veshur një fustan që përmbante një pjesë shalli në kokë dhe Arta thotë me shaka se po bënte faljen e mëngjesit.

Mirëpo pas këtij veprimi ofendues ndaj fesë islame, modelja përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar falje, teksa tha se edhe ajo vetë është e fesë myslimane.

Fansat e ‘kryqëzuan’ se ofendoi fenë islame, reagon

“Jam besimtare e palëkundur në Zot e në fenë islame, respektoj po ashtu fenë e secilit. Në videon që po qarkullon, asnjëherë nuk ka qenë qëllimi të fyej fenë, të cilës dhe vet i përkas edhe as ju nuk e dini sa jam e përkushtuar ose jo, sikur unë që nuk e di për ju që po më paragjykoni. Ata që e kam vesh nuk ka qenë ferexhe, por një shall, në video shprehja ime nuk mundet me qenë fyerje, kur unë vet i përkas islamit dhe faljen e kam praktikuar edhe vet, por për ju që nuk e dini e kuptoj që mundet me u keqinterpretuar. Të gjithë që u ndiet të fyer, ju kërkoj shumë falje, ajo që po supozohet që unë kam bërë nuk ka shanse me ndodh prej meje asnjëherë. E ju mediat që po shkruani, ju kuptoj”, tha Nita.