Rikthim në dasmën mbretërore/ Ky detaj në pamjen e Meghan Markle i ka pëlqyer shumë Princit Harry (FOTO) – AlpeGossip
Rikthim në dasmën mbretërore/ Ky detaj në pamjen e Meghan Markle i ka pëlqyer shumë Princit Harry (FOTO)

Rikthim në dasmën mbretërore/ Ky detaj në pamjen e Meghan Markle i ka pëlqyer shumë Princit Harry (FOTO)

Në ditën e dasmës së saj, Meghan Markle u cilësua si një ndër nuset më natyrale. Ajo kishte zgjedhur një ‘make up’ shumë të thjeshtë dhe në të vërtetë asaj i ngjante shumë bukur. Duket se pikërisht e njëjta gjë i ka pëlqyer shumë edhe Princit Harry dhe për këtë ai nuk ka nguruar të falenderojë artistin e ‘make up’-it.

Daniel Martin mori përsipër të gjithë pamjen e Meghan dhe ai ja arriti të nxirrte më të mirën e saj. Në një intervistë për ‘In Style’ ai tha: “Pas ceremonisë Harry më thoshte vazhdimisht shumë faleminderit. Ai më falenderonte që e bera Meghan të dukej si vetja e saj”. Në fakt puna me Dukeshën e Sussex për të nuk ka qeë aspak e vështirë, sepse Daniel Martin ka vite që punon me Meghan dhe i di fare mië preferencat e saj.