Ja kur është koha e duhur për të hedhur poshtë produktet kozmetike - AlpeGossip
Ja kur është koha e duhur për të hedhur poshtë produktet kozmetike

Ja kur është koha e duhur për të hedhur poshtë produktet kozmetike

Produktet kozmetike janë një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës së bukurisë të femrave. Megjithatë shpesh këto produkte mund të shkaktojnë edhe probleme, kryesisht me lëkurën për shkak të keqpërdorimit. Një rëndësi shumë të veçantë duhet t’i kushtoni edhe datës së skadimit të tyre.

Fondantina (make up-i) është i përbërë nga uji dhe do të thotë se ka më shumë shanse për t’u prekur nga bakteret. Duke qenë se është një produkt që përdoret çdo ditë, zakonisht zgjat deri në 3 muaj. Por në raste të tjera nëse keni më shumë se 8-9 muaj që e keni blerë, dijeni sa ka ardhur koha për ta hedhur poshtë.

Nëse buzëkuqi mban erë të keqe, ka humbur ngjyrën ose nuk qëndron mirë në buzë duhet ta hidhni. Buzëkuqi skadon pas 2 vitesh.

Peneli është gjithashtu ndër produktet e tjera më të përdorura dhe nuk zgjat më shumë se disa muaj. Por nëse nuk e përdorni shpesh pas 6-12 muajsh duhet ta hidhni poshtë.

Manikyri pas 1 ose 2 vitesh skadon.

Ndërsa produkti që zgjat më pak është rimeli. Zakonnisht ky produkt skadon pas 2 ose 3 muajsh.