Telashe në parajsë: Kylie Jenner hidhet në gjyq nga ish-kunata – AlpeGossip
Telashe në parajsë: Kylie Jenner hidhet në gjyq nga ish-kunata

Telashe në parajsë: Kylie Jenner hidhet në gjyq nga ish-kunata

Modelja 29-vjeçare thotë se ylli i “Keeping up with the Kradashians” i ka asaj borxh paratë nga seria që ajo ka marrë pjesë bashkë me ish – partnerin e saj Rob Kardashian.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura nga Chyna thuhet se: “Paratë që paguan të pandehurit për shërbimet e tyre në “ Life of Kylie” u siguruan në mënyrë të paligjshme qëllimisht që të pengonin kontratën për një sezon të dytë të Rob & Chyna në serial”.

Nga burimet thuhet gjithashtu se dosja është pjesë e çështjes origjinale që Chyna ka paraqitur kundër Kylie, nënës së saj Kris dhe të motrave Kim dhe Khloe, në të cilën ajo pohoi se ata kishin sabotuar shfaqjen e saj Rob & Chyna.

Dokumentet e paraqitura në gjykatë nga Chyna pretendojnë se sezoni i dytë i shfaqjes filloi xhirimet në fillim të vitit 2017, pavarësisht se kontrata nuk kishte përfunduar.

Dokumentet e saj në gjykatë shkruajnë gjithashtu se: “Rregulli i pashkruar që askush nuk i tha asaj kur ajo filloi marrëdhënien me Kardashian është se e gjithë familja do të’i shkonte nga pas nëse largohej duke përdorur famën, pasurinë dhe shfaqjet televizive të saj do anulloheshin”.