HYSENI PLAS SKANDALIN/ Zbulon se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë programit – AlpeGossip
HYSENI PLAS SKANDALIN/ Zbulon se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë programit

HYSENI PLAS SKANDALIN/ Zbulon se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë programit

Hyseni i ka tronditur të gjithë me historinë e tij, ku ka treguar se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi. Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

“Unë dhe Alvisa jemi takuar shpesh herë në fillim të emisionit. Kemi rënë në një përfudnim që të rikthehemi. Plani i Alvisës ishte që rikthimin ta kishim në Për’puthen. Meqë unë u largova nga një problem me Brunon, vazhduam dhe flisnim. Këtë e kam bërë se Alvisën e kam dashur shumë dhe kam dashur ta rifitoj prap. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika. Më tha “zemër nuk flasim dot se do fle tek një nga gocat”. Tha do fle tek Ritvana ose Mikela. Më pas i thashë më dërgo një fotografi kur të shkosh tek një nga vajzat.

Edhe familjet kanë qenë në dijeni se kishim në bashkim. Kur ka bërë takimin e parafundit, familja ime është ndjerë shumë keq, mami më ka marrë duke qarë “e ke mendjen në vend, si e lë të dashurën tënde ta bëj atë gjë”. Edhe Alvisa ma kishte paraprirë këtë gjë. Ditën e fundit i kërkova një foto, tha nuk ta dërgoj por ti po deshe beso, po deshe mos beso. I kam thënë e di që do të takosh Bashkimin. “Ti thjesht po më acaron, dua kohë”, më tha.

Ai vendosi të mos e telefonojë derisa Alvisa të marrë një vendim. Një ditë para se të mësonte që ishte me Bashkimin, rreth orës 12 kishte mbaruar lojën me disa shokë dhe kishte parë makinën e Alvisës, brenda së cilës ishin 2 persona.

Atë ditë nuk i ndoqi dot dhe u largua. Të nesërmen i janë dërguar foto dhe video ku duket se Alvisa dukej në shtëpinë e Bashkimit. I kanë dërguar edhe adresën ku ka shkuar dhe i ka marrë të dy rreth orës 01:30 e natës.

“Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të të tregoj dy muhabete se 2 ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duar”, ishte mesazhi që i ka dërguar pasi zbuloi se kanë qenë brenda në një shtëpi.

“Mua më tradhtoi, më preu në besë. Bashkimi bëri sikur nuk dinte asgjë”, shton Hyseni në rrëfimin e tij.

Më pas zbuloi se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa./topchannel