“VAJZA IME ËSHTË LEZBIKE”/ Habit aktorja e njohur: Është vetëm 12- vjeçe dhe nuk do të ketë gjini – AlpeGossip
“VAJZA IME ËSHTË LEZBIKE”/ Habit aktorja e njohur: Është vetëm 12- vjeçe dhe nuk do të ketë gjini

“VAJZA IME ËSHTË LEZBIKE”/ Habit aktorja e njohur: Është vetëm 12- vjeçe dhe nuk do të ketë gjini

Në një rrëfim të pazakontë, aktorja e njohur amerikane Busy Philipps tregoi se e bija e saj 12-vjeçare, Birdie Leigh është lesbike dhe nuk dëshiron të ketë gjini.

Philipps rrëfeu se e bija iu ka kërkuar të afërmve dhe miqve të saj, të mos e identifikojnë si person të gjinisë femërore apo mashkullore dhe të mos i referohen me “ajo ose ai” por me “ata”, përemër që përdoret për njerëz të kategorisë gender-queer (një person i cili nuk pajtohet me dallime konvencionale gjinore, por identifikohet me asnjërën, të dyja, ose një kombinim të gjinisë mashkullore dhe femërore).

Sipas aktores 42-vjeçare, vajza e saj i ka thënë se është lesbike kur ishte 10-vjeç dhe ajo e ka pranuar menjëherë zgjedhjen e saj.

Kjo është e disata herë që fëmijët e yjeve të Hollywood-it, vendosin të ndryshojnë gjini ose të mos identifikohen në gjininë e tyre natyrale.

Djali i Charlize Theron dhe vajza e Angelina Jolie, janë vetëm disa prej këtyre fëmijëve.