E PASKA NDARË MENDJEN/ Isli Islami flet për planet e martesës – AlpeGossip
E PASKA NDARË MENDJEN/ Isli Islami flet për planet e martesës

E PASKA NDARË MENDJEN/ Isli Islami flet për planet e martesës

Moderatori i njohur Isli Islami drejton programin e mëngjesit ‘Ëake up’ së bashku me Ori Nebiaj, që prej disa sezonesh. Moderatori gjithmonë është treguar i mbyllur përsa i përket jetës së tij personale por së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ në ‘RTSH’, ai ka bërë një përjashtim.

Gjatë intervistës, Isli ka folur për planet e së ardhmes, mes të cilave përfshihet dhe martesa. Ai është përgjigjur se do të ketë një dasmë, e për më tepër e ka menduar prej kohësh se si dëshiron të jetë e organizuar.

“Që ta dish ti dhe po ta them ty për herë të parë, unë e kam ndarë si do e kem ceremoninë që para shumë vitesh, e kam të ndarë”, u shpreh ai kur u pyet për ceremoninë martesore. Nuk është e ditur nëse Isli është në një lidhje dashurie por që ai e paska të menduar çdo gjë me detaje në lidhje me dasmën e tij në të ardhmen.