EDHE PROTESTA NË MBËSHTETJE TË TIJ/ Si u kthye LUIZI në kryefjalë, këngëtari “PUSHTON” mediat – AlpeGossip
EDHE PROTESTA NË MBËSHTETJE TË TIJ/ Si u kthye LUIZI në kryefjalë, këngëtari “PUSHTON” mediat

EDHE PROTESTA NË MBËSHTETJE TË TIJ/ Si u kthye LUIZI në kryefjalë, këngëtari “PUSHTON” mediat

Luiz Ejilli është kthyer në një nga personazhet më të rëndësishme për publikun ditët e fundit dhe në një diskutim aktual ku, kudo që shkon emri i tij nuk ka gjasa që mos përmendet.

Por a po kthehet ai në një personazh më të rëndësishëm se politikanët dhe artistat e tjerë shqiptarë ditët e fundit?
Këngëtari ja ka arritur që me rrëfimin e tij të jetë në qendër të vëmendjes dhe të titujve kryesorë në media.
“Vuaj nga një sëmundje e rrallë”, kështu dhe nisi i gjithë rrëfimi i tij që sot po përkrahet nga gjithë shqiptarët.

Ditën e sotme para shtëpisë së “Big Brother VIP” u organizua një protestë nga fansat në mbështetje të tij.
Ata kanë hedhur fishekzjarrë, ndërkohë zona përreth ‘Top Channel” është blinduar me forca policie, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother” tjetër si brenda dhe jashtë vendit.
Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “O Luiz, o kampion, gjithë Shqipëria ty të do”. Ndërkohë brenda shtëpisë banorët dëgjuan muzikë dhe nuk qenë në dijeni të tubimit.

Edhe pse ndodhet sot në nominim fansat janë të bindur që Luizi do shpëtojë dhe shumë prej tyre e shohin fitumtar. Mbështetja është e madhe ndaj tij ndryshe nga “Big Brother ” i vitit të kaluar ku dy protagonistët ishin Iliri me Donaldin tek ky edicion është kryefjala vetëm Luizi.

VIDEO

foto galeri

Gjithashtu Luizi po merr vëmendjene dhe në futbool ku në stadiumin “Arena Egnatia”  gjatë ndeshjes Egnatias dhe Erzeni, ku ishte një pankartë në mbështetje të tij.

Rrëfimi i historisë:

“Vuaj nga një sëmundje e rrallë që më është përhapur në të gjithë trupin. Kurohet vetëm në 12 shtete të botës” Këtë rrëfimin të tijit nuk e dinte asnjë nga banorët në “Big Brother VIP” përveç Kiarës, e cila u prek shumë nga kjo.

Por në praimin e të martës gjithçka ndryshoi drejtim dhe gjatë një diskutimi me Arbanën, Luizi u shpreh se nuk vuan ai nga sëmundja por shoku i tij të cilin zgjodhi ta mbajë të fshehtë.Por më pas u shpreh se ka të njëjtat shenja si miku i tij.

Pyetur disa herë nga kjo e fundit, Luizi shtoi:

“Pata simptoma të ngjashme me atë të mikut tim dhe më kapi frika…[…]” Nuk dua që njerëzit të më shohin nga ai Luizi që qesh, që bën batuta dhe që më pëlqejnë për lojërat e mia, në atë Luizin që e ‘mëshirojnë’.”

Luizi nga kërkesa e Arbanës dhe banorëve aty brenda u detyrua të kryente disa analiza LIVE, të cilat dolën negative ku konkurenti nuk ka sëmundje.

Luizi gjatë bisedës me banorët pas mbarimit të spektaklit shprehet se ka një arsye të madhe pse e tha por akoma nuk dihet se cila është, por hamendësimet e publikut janë të shumta ose kjo është e vërtetë ose kjo është lojë e produksionit për klikime.

Por a vuan Luizi nga një sëmundje e rrallë?

Por në rrjet qarkullon edhe një video ku Luizi flet për një rast të ngjashëm në një intervistë televizive. Nuk është e qartë nëse kjo është një situatë e përsëritur apo nëse sëmundja me të cilën është diagnostifikuar disa vite më parë i është rikthyer sërish.

Alpegossip.al