Kim Kardashian sapo i komentoi këngëtares shqiptare dhe të gjithë u çmendën – AlpeGossip
Kim Kardashian sapo i komentoi këngëtares shqiptare dhe të gjithë u çmendën

Kim Kardashian sapo i komentoi këngëtares shqiptare dhe të gjithë u çmendën

Kim Kardashian është një prej femrave më të njohura dhe më të komentuara në të gjithë botën. Format e saj kanë i kanë çmendur të gjithë dhe pozat në ‘Instagram’ kanë djegur çdo herë rrjetin.

Bukuroshja seksi së fundmi po merret me biznesin e saj të ri, i cili ka të bëjë me produktet kozmetike. Kjo punë e ka lidhur atë me makeup artistin më të famshëm me origjinë shqiptare, Marion. Mirëpo duket se jo vetëm Mario është shqiptari që ajo simpatizon.

Make-up artisti ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto të këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexhës. Por çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i Kimit në foton e saj.
“E mrekullueshme”- ka shkruar ajo.

Menjëherë sapo e ka vënë re këtë koment, Bebe ka reaguar e emocionuar në ‘Instastoryn’ e saj.
“Kur Kim K të thotë që je e mrekullueshme”- shkruan këngëtarja, duke lënë të kuptohet se është surprizuar nga ky koment.