Një mësuese nga Arizona është shpallur fajtore pasi u vërtetua që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të sajin.
Nxënësi është vetëm 13-vjeç ndërsa thuhet se mësuesja 28-vjeçare ka kryer më shumë se një herë marrëdhënie me të.
Kështu, të martën, Brittany Zamora u shpall fajtore për akuzat, “marrëdhënie seksuale me një të mitur”, “ngacmim i një të mituri” si dhe “sjellje seksuale në publik”.
Zamora, e cila u jepte mësim nxënësve të klasës së gjashtë, u vu në pranga në mars të vitit 2018.
Ajo u akuzua se kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me të miturin në një klasë, dhe në një rast para një nxënësi tjetër, të cilit i ishte caktuar detyra që të ruante.
Lidhja e tyre e fshehtë u zbulua nga prindërit e djalit të cilët kishin një aplikacion në telefonin e tyre që i lejonte të monitoronin mesazhet e adoleshentit.
Gjatë gjyqit u mor vesh se Brittany dhe i mituri takoheshin bashkë ose në shkollë ose në makinë, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte për peshkim.