“DOJA TË MBROHESHA NGA…”/ Lindita Halimi ka një mesazh për fansat për shtatzaninë (FOTO) – AlpeGossip
“DOJA TË MBROHESHA NGA…”/ Lindita Halimi ka një mesazh për fansat për shtatzaninë (FOTO)

“DOJA TË MBROHESHA NGA…”/ Lindita Halimi ka një mesazh për fansat për shtatzaninë (FOTO)

Lindita Halimi e mbajti të fshehtë shtatzëninë, ndërsa ardhja në jetë e vajzës së saj u mësua ditën që lindi.

Ndërsa shumë prej ndjekësve reaguan me komente negative për bashkëshortin e saj me ngjyrë apo edhe për fshehjen e shtatzënisë, të tjerë duket se e kanë mbështetur këngëtaren shqiptare.

Për t’i falenderuar, Halimi publikoi një foto në Insta Story shpreh mirënjohjen e saj:

“Nuk e dija që do të më mbështesnit kaq shumë! Numri i mesazheve që kam marr dhe kam lexuar është çmenduri. Më vjen keq që s’mund t’u kthej përgjigje të gjithëve, por të gjithë më dhatë kaq shumë jetë dhe energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajën gjithë kohës! Zoti ju bekoftë me kaq shumë dashuri dhe paqe”.

Partneri i saj Davon Edwards dhe këngëtarja mirëpritën vajzën e pagëzuar me emrin Kaimana më 11 mars.

Lidhur me arsyen pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë, Lindita shkroi: “Unë vetëm doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një femre. Shtatzëninë…larg nga sytë e botës! Pata eksperiencën më të bukur që kam patur ndonjëherë. Ndihem kaq e fuqizuar! Unë jam femër!”.