Kremi pudër është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në çantën kozmetike të një femre, madje s’do ta ekzagjeronim aspak n.q.s themi se është shpëtimtari ynë sa herë keni ndonjë problem të bezdisshëm në lëkurë si akne, njolla kafe, pore të zmadhuara ose shenja kapilarësh. Në qoftë se jeni nga ato që mbajnë mend numrin e kremit të shkuar ose thjesht bëjnë provën e kremi në dorë dhe qafë, Living ka disa këshilla për ju. Në pjesën e parme të çdo formati plastik ose qelqi të kremit gjenden disa grupe shkronjash që tregojnë përmbajtjen e tij. Le të njihemi më nga afër me to :
• BB (Beauty Balm)-Ky lloj kremi u përshtatet të gjitha lëkurave pasi ka në përmbajtjen e tij përbërës të shumtë hidratues.
• PP (Pink Perfect)-Një ndër përbërësit më ushqyese të kësaj kremi është silici, i cili e bën lëkurën tuaj të duket e pastër dhe uniforme. Kremrat PP i përshtaten çdo lloj lëkure, por duhen kombinuar edhe me të tjerë.
• CC (Color Control)-Ky krem pudër u rikthen gjallërinë e humbur atyre fytyra që janë thuajse të zbehta, vazhdimisht të skuqura dhe mbulon plotësisht poret e zmadhuara. E bën fytyrën të juaj të ndihet e freskët dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës. Ekspertët e makeup-it këshillojnë të mos e përdorni në qoftë se keni fytyrë të yndyrshme.
• EE (Extra Exfoliation)-Ky krem heq qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës falë veprimit të tij eksfoliues, mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe mbulon plotësisht shenjat e akneve.
• DD (Daily Defence)-Në qoftë se në kremin pudër dalloni këto dy shkronja, duhet të jeni të qetë në qoftë se nuk keni përdorur krem kundra diellit. Këshillohet të përdoret nga femrat mbi moshën 50 vjeç. Ka në përmbajtjen e tij elementë që mbrojnë fytyrën nga dielli.