MERR VENDIMIN E PAPRITUR/ Inva Mula i jep fund martesës 11-vjeçare me Ethem Ramadanin (FOTO) – AlpeGossip
MERR VENDIMIN E PAPRITUR/ Inva Mula i jep fund martesës 11-vjeçare me Ethem Ramadanin (FOTO)

MERR VENDIMIN E PAPRITUR/ Inva Mula i jep fund martesës 11-vjeçare me Ethem Ramadanin (FOTO)

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, prej 11 vitesh ka qenë e martuar me biznesmenin kosovar Ethem Ramadani me të cilin ka edhe një vajzë. Ata prej vitesh jetonin jashtë Shqipërisë, mirëpo shpesh herë komentoheshin në mediat rozë.

Së fundmi, sipas ‘Panorama Plus’, çifti i njohur i ka dhënë fund marrëdhënies përfundimisht.  Sipas burimeve pranë çiftit pas krizave të shumëpërfolura mes tyre, ata kanë marr vendimin që të ndahen, por ndryshe nga të tjerët kanë vendosur që të mbeten miq dhe për këtë arsye janë parë shpesh bashkë.

Ramadani njihet si një ndër biznesmenët më të pasur kosovarë dhe lidhja e tij me Invën nisi rreth muajit mars të vitit 2008.