DASHURI, ROMANCË DHE JETA NË ÇIFT/ Nga Arbana-Eduard, tek Bora-Donal. Çiftet e showbizzit shqiptar që kanë më shumë interes tek publiku – AlpeGossip
DASHURI, ROMANCË DHE JETA NË ÇIFT/ Nga Arbana-Eduard, tek Bora-Donal. Çiftet e showbizzit shqiptar që kanë më shumë interes tek publiku

DASHURI, ROMANCË DHE JETA NË ÇIFT/ Nga Arbana-Eduard, tek Bora-Donal. Çiftet e showbizzit shqiptar që kanë më shumë interes tek publiku

Ata nuk janë thjesht çifte të njohur, por janë histori dashurie që publiku i jeton në kohë reale, përmes çdo fotografie, videoje apo postimi të shpërndarë.

Por pse publiku ka interes më shumë tek fotot dhe videot që ata postojnë së bashku dhe jo kur janë pa praninë e njëri tjetrit?

Publiku ndihet i lidhur emocionalisht me këta personazhe pasi i ka ndjekur në ekrane, intervista apo spektakle. Kur ata ndajnë momente personale si çift, krijohet ndjesia sikur publiku “është pjesë” e jetës së tyre.

Në një botë digjitale ku gjithçka është në sytë e publikut, këta çifte janë kthyer edhe si histori dashurie ku shumë prej ndjekësve të tyre do donte ti përjetonte njësoj.

Kush janë çiftet që publiku ka më shumë interes mbi jetën personale të tyre?

Alpegossip.al ju sjell disa prej tyre.

Alban Skënderaj & Miriam Cani

Alban dhe Miriam u njohën gjatë një koncerti në Gjermani në vitin 2007. Fillimisht u miqësuan dhe më pas ndjenjat mes tyre u kthyen në dashuri. Ata janë shumë diskretë, por gjithmonë të harmonizuar si çift në jetë dhe në skenë. Në vitin 2015 u bë prindër për herë të parë me vajzën Ameli. Më pas sollën në jetë edhe një djalë dhe sot janë ndër çiftet më të dashura nga publiku.

Në profilin e Miriamit videot me Albanin janë më të shikuarat dhe komentet rreth tyre si çift janë të shumta.

Donald Veshaj & Bora Zemani

Donald dhe Bora u njohën gjatë një interviste televizive, ku kimia mes tyre u vu re menjëherë. Lidhja e tyre pati disa pauza dhe rikthime, duke u kthyer shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Pjesëmarrja e Donaldit në “Big Brother VIP” e bëri edhe më të ndjekur këtë histori. Pavarësisht sfidave, dashuria e tyre mbeti një temë që elektrizoi publikun shqiptar. Ata janë rikthyer sërish bashkë dhe shfaqen shpesh pranë njëri-tjetrit.Edhe në profilin e Borës dhe Donaldit fotot që ata kanë bashkë janë më të klikuarat.

Arbana Osmani & Eduart Grishaj

Arbana dhe Eduarti u njohën përmes bashkëpunimeve të shumta televizive, ku ai ishte regjisor dhe ajo moderatore. Lidhja e tyre u bë publike pas disa muajsh spekulime dhe u prit pozitivisht nga publiku. Ata kanë një djalë dhe një vajzë së bashku. Janë partnerë jo vetëm në jetë, por edhe në projekte artistike të përbashkëta. Arbana e ka cilësuar Eduartin si mbështetjen e saj më të madhe.Gjithashtu edhe në profilin e Arbanës fotot dhe videot me Eduardin janë me më shumë like dhe share.

FOTO

 

Einxhel Shkira & DJ Dagz

 

Einxhel dhe DJ Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë. Lidhja e tyre nisi me shumë dyshime nga publiku, por shumë shpejt u bë një nga historitë më të pëlqyera. Pasi dolën nga spektakli, ata e vazhduan lidhjen dhe e forcuan më tej. Sot janë prindër të dy djembe dhe ndajnë momente të shumta nga jeta në rrjete sociale. Çifti shfaq shumë harmoni nga jeta e tyre e përditshme të cilat i ndajnë me ndjekësit.Po edhe në profilin e Einxhel videot me Dagz janë më të shikuarat.