Nëse ka ndonjë gjë tjetër identifikuese tek Era Istrefi, përveç zërit lehtësisht të dallueshëm, është eksperimentimi me flokët. Që në daljen e saj të parë e derisa arriti një sukses ndërkombëtar, Erën e kemi parë me një larmishmëri ngjyrash, modelesh dhe gjatësish kur vjen puna tek flokët.
Përgjithësisht e mbajmë mend me flokë të gjatë bjondë. Në fillim ishin të shkrifët, natyralë si në daljen e saj të parë me këngën “Mani Për Money”,derisa u koklavitën paksa kur Era eksperimentoi me stilin e flokëve me rasta, të cilat ia pamë në disa videoklipe të suksesshme, “A po don” dhe “Shum pis”.
Era Istrefi – “A po don”
Era Istrefi ft. Ledri Vula – “Shum pis”
Ky stil prej vajze xhamajkane vazhdoi për disa kohë; i njëjti model, e njëjta gjatësi, vetëm ndryshonte ngjyra. Nga e verdhë në lejla,
Era Istrefi – “13”
e nga lejla në kafe-çokollatë. Kënga “Njo si ti” ishte dalja e fundit e Erës me flokë-rasta, sepse më pas eksperimentimi i saj do të përqëndrohej tek ngjyra dhe gjatësia.
Era Istrefi – “Njo si ti”
Tani është koha e Bonbonit të famshëm, look-un e të cilit e mbajmë mend mirë, si ta kemi parë dje.
Edhe në këngën e dytë, “Redrum”, i qëndroi besnik modelit me të cilin u bë e njohur – të gjatë e shumë bjondë.
Më pas, Era u shfaq me një stil barbie nga flokët rozë limonatë të prera në një gjatësi mesatare deri tek supet.NdëZrsa tani modeli i fundit, për ta përmbyllur gjithë këtë transformim të këngëtares. Zyrtarisht Era është kthyer në një brune të vërtetë me flokët e gjatë e shumë të errët.
Ky model ka pak kohë që po e shoqëron 23-vjeçaren. Disa ditë më parë, Era performoi në një koncert në Dubai, dhe look-u i ri është me të vërtetë për t’u adhuruar.
Pavarësisht se ka shkëlqyer me çdo model që ka provuar, nga më i zakonshmi tek më i çuditshmi, le ta pranojmë që flokët e errët janë bërë fiks për Erën, që duket si 16-vjeç me një look të tillë.