Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka treguar historinë e këndshme të njohjes me bashkëshortin Sam.
Historia në fakt është një komedi më vete, me batuta që do t’ju bëjnë vërtet për të qeshur:
“Jemi njohur në ishujt Karaibe, unë isha me shokun tim grek dhe me familjen e tij. Në restorant ishte një vajzë e ulur në tavolinë me Sam. Ajo erdhi më përshëndeti. Unë isha single për disa vjet dhe doja një lidhje. E shoh këtë djalin që ishte dy metra edhe thashë obobo. Ata çohen, ikin nga restorani dhe kthehen te ne dhe shoku im kërcen: ‘O Zot është Sam’. Pasi takoi atë dhe familjen, më erdhi mua. Përshëndetje jeni greke? Dhe unë si patriote i thashë (me inat) Jo pse? Se po të vjen era djathë më tha dhe iku”.
Historia e tyre nuk mbaroi këtu pasi dyshja u takuan dhe pas 4 muajsh lidhjeje, Emina u njoh me prindërit e tij.