“PASHË NJERËZ QË VRISNIN NJËRI TJETRIN”/ Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim… (Video) – AlpeGossip
“PASHË NJERËZ QË VRISNIN NJËRI TJETRIN”/ Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim… (Video)

“PASHË NJERËZ QË VRISNIN NJËRI TJETRIN”/ Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim… (Video)

Vanesa Fernandez, bukuroshja që mban kororën e “Miss Brazil” ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së saj që ishte vërtet e trishto.

Të ftuara në emisionin ‘Lartë e Poshtë’ ishin një pjesë e konkurrenteve të ‘Miss Globe’, por Vanesa ra në sy për jetën e saj të vështirë që kishte kaluar.

Bukuroshja tregoi se i është dashur të punonte që në moshën 14-vjeçare, pasi i duhej të ndihmonte të atin.

Unë kam një histori të gjatë, por e përmbledhur do të ishte kjo: Kur unë linda, im atë ishte një futbollist dhe ne kishim para. Ai ishte i famshëm dhe të gjithë e njihnin për atë që bënte, pavarësisht se në atë kohë nuk kishte media sociale. Por më vonë ai pësoi një aksident dhe nuk mundi të luante më. Nga ai moment gjërat nisën të merrnin për keq, në aspektin financiar, derisa shkuam në një pikë ku nuk kishim çfarë të vishnim. Unë kisha gjithçka dhe në një moment tjetër nuk kisha më asgjë, prandaj nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Kështu që ne shkuam në një vend që në Brazil dhe në botë njihet si “getto” (rruga), një vend shumë i thjeshtë, por edhe tërheqës për turistët,”- e nis ajo rrëfimin e saj.

Më pas ajo zbulon gjithçka që ju desh të kalonte kur mbeti vetëm me të atin.

Ajo kohë ishte më e vështira në jetën time. Mu desh të nisja punë kur isha 14 vjeç që të ndihmoja tim atë, ndërsa ime më në këtë situatë na braktisi dhe zgjodhi një jetë tjetër. Tani nuk e gjykoj më, por në atë kohë ishte shumë e vështirë të mos kisha mamin pranë. Gjithsesi kisha babain tim. U përballa me shumë gjëra dhe njoha anën më të keqe të botës. Pash njerëz që vrisnin njëri-tjetrin, pash gjëra të këqija për të cilat nuk jam ende gati të flas, sepse prekem shumë. Në mes të kësaj rrëmuje pash shpresë dhe askush nuk ma tha atë gjë,”- shprehet Vanesa.