Albumi i reperit XXXTentacion ka dalë në treg sot, rreth gjashtë muaj pasi ai u qëllua për vdekje.
Titullohet “Skins” dhe përmban 10 këngë, përfshirë një bashkëpunim me Kanye Ëest që zgjat 19 minuta.
XXXTentacion u qëllua dhe u vra në Florida në qershor të këtij viti, në moshën 20 vjeçare.
“Skins” është albumi i tij i tretë. Ndonëse u largua nga jeta në moshë të re, XXXTentacion ka arritur shumë suksese, përfshirë faktin që kryesoi në listën Billboard ku ishin 200 këngët më të dëgjuara të momentit.