“KJO ËSHTË DITA IME E PARË E LIRISË”/ Moderatorja Fjodora Fjora fiton betejën me Covid 19. Ja gjëja e parë që bën (FOTO) – AlpeGossip
“KJO ËSHTË DITA IME E PARË E LIRISË”/ Moderatorja Fjodora Fjora fiton betejën me Covid 19. Ja gjëja e parë që bën (FOTO)

“KJO ËSHTË DITA IME E PARË E LIRISË”/ Moderatorja Fjodora Fjora fiton betejën me Covid 19. Ja gjëja e parë që bën (FOTO)

Moderatorja Fjoroda Fjora ka fituar betejën me koronavirusin pas 16 ditësh.

Lajmin e ka bërë me dije përmes disa Instastory dhe postimeve në rrjetet sociale. Moderatorja ka treguar se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar e izoluar në shtëpi dhe se vetëm ditët e fundit i është kthyer normalitetit.

Ajo ka treguar se pasi ishte prekur nga Covid kishte humbur nuhatjen dhe shijen, të cilën e përshkruan si një ndjesi të tmerrshme.

“Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u duk parajsa mbi tokë”, ka thënë Fjora.

Ndër të tjera Fjola ka treguar se nuk e di se nga është infektuar.

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”, ka thënë Fjodora.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri