JO VETËM GRATË KANË FAJ NËSE NJË FËMIJË NUK NGJIZET/ Ju sugjerojmë disa ushqime që ju ndihmojnë – AlpeGossip
JO VETËM GRATË KANË FAJ NËSE NJË FËMIJË NUK NGJIZET/ Ju sugjerojmë disa ushqime që ju ndihmojnë

JO VETËM GRATË KANË FAJ NËSE NJË FËMIJË NUK NGJIZET/ Ju sugjerojmë disa ushqime që ju ndihmojnë

Nuk duhen akuzuar vetëm gratë në lidhje me problemet që mund të ndikojnë në mos lindjen e një fëmije, por dhe meshkujt. Në këto kushte mjekët kanë renditur disa sugjerime me qëllim që meshkujt të përmirësojnë ciësinë e spematozoideve. Këshillohet që ata të konsumojnë çdo ditë 300 gramë fruta dhe perime. Këto ushqim përmirësojnë cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.
Një studim italian i publikuar gjatë kongresit kombëtar ‘Società italiana di andrologia’ (Sia), i mbajtur në Bari ka treguar se pasi u mbajtën nën vëzhgim 30 meshkuj të moshë nga 25 deri në 40 vjeç, për dy muaj dhe u ushqyen çdo ditë me domate, speca, thjerrëza, qiqra, luleshtrydhe dhe arra, lëvizshmëria e spermatozoideve dyfishohej, duke rritur ndjeshëm shanset për të konceptuar një shtatzëni.
Drejtuesi i studimit, Alessandro Palmieri, sqaron se mungesa e vitaminave dhe antioksidantëve në regjimin ushqimor, dëmton cilësinë e spermës.
Ai foli më me detaje për efektet: “Pas dy muajsh vumë re se cilësia dhe lëvizshmëria e spermatozoideve ishte përmirësuar nga 10 deri në 25%, përmirësim i reflektuar edhe në ADN-në e spermatozoideve”.