MORI PJESË NË FESTË/ Aktori i njohur fotografohet në gjendje të rëndë – AlpeGossip
MORI PJESË NË FESTË/ Aktori i njohur fotografohet në gjendje të rëndë

MORI PJESË NË FESTË/ Aktori i njohur fotografohet në gjendje të rëndë

Aktori Bruce Willis me siguri është zgjuar keq këtë mëngjes, pasi ka shijuar atë që ne e quajmë “natë e rëndë” mbrëmjen e kaluar në Londër.

Aktori i “Die Hard” siç duket i ka thyer të gjitha rregulllat dhe e ka shijuar në maksimum festën e mbrëmshme.

Bruce, 63 vjeç, është fotografuar duke lënë lokalin e famshëm dhe kishte nevojë për një dorë ndihme. Një punonjës i sigurisë u pa duke ndihmuar yllin e Hollivudit për të zbritur shkallët, duke i mbajtur krahun për ta mbajtur atë të drejtë dhe të qëndrueshëm në këmbët e tij.

Bruce është fotografuar në gjëndje aq të rëndë me kopsat e këmishës të zbërthyera dhe me krevatën e hequr që një punonjës i sigurisë e mbante atë për të.

Pasi e vendosën në mënyrë të sigurtë brenda makinës së tij të pritjes, Bruce nuk ka humbur fare kohë dhe ka dremitur menjëherë.

Sigurisht, kjo situatë nuk i ka shpëtuar paparacëve të cilët fotografuan momentet që me shumë mundësi aktori sot do i ketë harruar.