U KRIJUA NË JANAR TË VITIT 2015/ Misteri i llogarive të mbretërorëve në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
U KRIJUA NË JANAR TË VITIT 2015/ Misteri i llogarive të mbretërorëve në Instagram (FOTO)

U KRIJUA NË JANAR TË VITIT 2015/ Misteri i llogarive të mbretërorëve në Instagram (FOTO)

Llogaria @KensingtonRoyal në Instagram u krijua në janar të vitit 2015 dhe funksiononte si një llogari e përbashkët për princin William, bashkëshorten e tij Kate, dhe vëllain e vogël, princin Harry. Kur Harry u fejua me Meghan Markle, @KensingtonRoyal filloi të funksiononte si një llogari e përbashkët e çifteve, deri më 2 prill të vitit 2019.

Në këtë datë, princ Harry dhe Meghan Markle hapën një llogari më vete, të quajtur @SussexRoyal. Pas hapjes së llogarisë, disa gjëra të çuditshme ndodhën.

Që në fillim, @SussexRoyal fitoi shumë popullaritet. Llogaria vendosi një rekord botëror Guinness për arritjen më të shpejtë të 1 milion ndjekësve në Instagram (rekord që u thye nga Jennifer Aniston). Të gjithë nisën të parashikonin momentin – sidomos tabloidët – kur @SussexRoyal do të mbikalonte ndjekësit e @KensingtonRoyal. Një gjë e tillë dukej e pashmangshme, sepse kishte një interes më të madh për çiftin Harry-Meghan sesa William-Kate.

Nga të dhënat në Google, që nga nëntori i 2017-s deri në fund të janarit të këtij viti, kërkimet Harry-Meghan përbëjnë 83% në krahasim me ato të dukës dhe dukeshës së Cambridge-it.

Pritej që eklipsi në Instagram të ndodhte në prill ose në fillim të majit, pas ardhjes në jetë të Archie-t, por jo.

Pavarësisht popullaritetit dhe interesit gjithnjë e më shumë ndaj tyre, @SussexRoyal nuk arriti kurrë të tejkalonte ndjekësit e William dhe Kate. A është rastësi apo fshihet diçka tjetër?

Ekspertët e rrjeteve sociale thanë për New York Times se një gjë e tillë mund të shpjegohet nga algoritmi i Instagrami-t, që rregullon përhapjen e përmbajtjes, gjë që sigurisht rezulton në ndjekës për William dhe Kate.

Megjithatë, nga të dhënat e siguruara nga kompanitë që analizojnë rrjetet sociale, rezulton se 10 postimet më të pëlqyera në @KensingtonRoyal dhe @SussexRoyal janë foto të princit Harry dhe Meghan-it dhe/ose djalit të tyre. E vetmja foto e Kate-William në Top10 është një foto e ditës së parë të shkollës të princit Charles dhe princeshës Charlote, e cila gjithsesi qëndron në vendin e tetë.

Të dhënat e sigurura nga programe që monitorojnë aktivitetin e llogarive në Instagram, thonë se ndërveprimi në @SussexRoyal është më i madh – duke iu referuar pëlqimeve dhe komenteve.

Pra, fakti që dy çiftet e familjes kanë numër të njëjtë ndjekësish – përkatësisht 11.3 milionë – është i dyshimtë. Madje as Kardashians nuk kanë numër të njëjtë ndjekësish.

Një skenar i mundhëm është ky: @SussexRoyal, si një llogari e re, pati një ngritje të menjëhershme në ndjekës, por më pas arriti në kulm dhe thjesht qëndroi njësoj me @KensingtonRoyal. Ndërsa skenari i dytë thekson se @KensingtonRoyal ka “blerë” ndjekës për të ruajtur të njëjtin numër.

Mund të duket i pakuptimtë, po çelësi i monarkisë dhe jetës së familjes mbretërore është: Hierarkia. Hierarkia është ajo që e bën vëllain e madh më të rëndësishëm, bën një bebe (princ Louis) më të fuqishëm se xhaxhai 35-vjeçar (Harry). Dhe hierarkia duhet të jetë në të njëjtën linjë me mbështetjen e publikut, qoftë edhe në numër ndjekësish.

View this post on Instagram

This afternoon, The Duke and Duchess of Sussex attended the annual Commonwealth Service at Westminster Abbey on Commonwealth Day, alongside Her Majesty The Queen and Members of The Royal Family. The Commonwealth is a global network of 54 countries, working in collaboration towards shared economic, environmental, social and democratic goals, and the Service today seeks to highlight the vast community which spans every geographical region, religion and culture, embracing diversity amongst its population of 2.4 billion people, of which 60 percent are under 30 years old. As President and Vice-President of the @Queens_Commonwealth_Trust, The Duke and Duchess of Sussex have been passionate advocates of the Commonwealth having spent many years working closely with the next generation of Commonwealth leaders. The theme of the Commonwealth for 2020 is ‘Delivering A Common Future: Connecting, Innovating, Transforming', placing emphasis on youth, the environment, trade, governance, and ICT (Information and Communications Technology) and innovation. From working to protect the earth's natural resources and preserving the planet for generations to come, to championing fair trade and empowering the youth of today to transform the communities of tomorrow, the Service celebrates the Commonwealth's continued commitment to delivering a peaceful, prosperous and more sustainable future for all. Photo © PA

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on