Si rregull, në qendër të vëmendjes gjatë një martese janë nusja dhe dhëndri. Por, një djalosh i vogël i quajtur Mayco Pestano është kujdesur që vëmendja mos mbetej e gjitha te çifti.
Ishte momenti i fototove në grup, me çiftin në qendër tek një dasmë dhe fotografi po bëhej gati të shkrepte aparatin në momentin që 10-vjeçari bëri atë që se priste asnjëri.
Në momentin që pa se dhëndri po bëhej gati të puthte nusen, ai shkoi dhe kapi një nga vajzat e luleve dhe e puthi.
Sigurisht, ju mund të supozoni se Mayco u hutua nga udhëzimi i fotografit, i cili po thoshte “ puthjeee”,por ne mendojmë që ai e dinte shumë mirë se çfarë po bënte.
Të shkosh gjithë entuziazëm për të marrë një puthje duke rrëmbyer gjithë vëmendjen nga çifti i porsamartuar është në fakt lëvizja përfundimtare e marrjes së pushtetit.
Gjithsesi, me qëllim apo jo, djali i vogël ja arriti që të bëhej sensacioni i internetit për ca kohë dhe nusja me dhëndrin e morën me sportivitet.