NUK CAKTOJNË NJË DATË PËR DASMËN/ Kjo është arsyeja që pengon Justin Bieber dhe Hailey Baldwin – AlpeGossip
NUK CAKTOJNË NJË DATË PËR DASMËN/ Kjo është arsyeja që pengon Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

NUK CAKTOJNË NJË DATË PËR DASMËN/ Kjo është arsyeja që pengon Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber së fundmi ka pasur probleme serioze me shëndetin e tij dhe personi që i ka qëndruar më afër ka qenë bashkëshortja, Hailey Baldwin.

Për ata që e kanë humbur si informacion, Justin ka rrëfyer publikisht se po përballet me një gjendje jo të mirë emocionale dhe se vuan nga depresioni.

Rikujtojmë se gjatë një interviste të mëparshme për “Vogue” ai rrëfeu se fama është faktori kyç që ka ndikuar negativisht.

Bieber ka celebruar dashurinë me modelen bukuroshe ligjërisht në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë muajt e fundit ka shtyrë me radhë disa herë dasmën që çifti dëshironte të bënte.

Për më tepër ata ende nuk kanë vendosur një datë fikse për dasmën e shumëpritur!

Dhe e dini pse?

Sepse dasma nuk është në fokusin e tyre aktualisht! Kështu është shprehur një burim i afërt i Justin, për “People.”

“Ata do të presin derisa Justin të ndihet më mirë dhe të jetë i lumtur të organizojë dasmën e tij sërish. Bieber është i fokusuar në ndjekjen me përpikmëri të trajtimeve për shëndetin mendor. Ai dhe Baldwin aktualisht janë në Los Angeles dhe bashkëshortja e tij nuk po i bën asnjë lloj presioni. Ajo thjesht dëshiron që ai të fokusohet në shëndetin e tij mendor”, tha ndër të tjera burimi.

Po ashtu ai ka sqaruar se ylli i muzikës është i suportuar gjatë gjithë kohës nga Hailey: “Ka shumë njerëz që e duan dhe kujdesen për të dhe po e ndihmojnë të përballet me atë që duhet të përballet. Një ndër këta njerëz është absolutisht Hailey e cila është gjithë kohën aty, për atë! Ajo e kupton plotësisht dhe është 100% e gatshme për ta ndihmuar. Ai është shumë me fat që e ka modelen në krah!”