“MOS E VRIT…”/ Reagimi i fundit i Donaldit mund të jetë një replikë pas ironisë së Florit dhe Einxhel Shkirës – AlpeGossip
“MOS E VRIT…”/ Reagimi i fundit i Donaldit mund të jetë një replikë pas ironisë së Florit dhe Einxhel Shkirës

“MOS E VRIT…”/ Reagimi i fundit i Donaldit mund të jetë një replikë pas ironisë së Florit dhe Einxhel Shkirës

Moderatorja Ori Nebijaj foli për programin “Pushime On Top” kur ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera tha: “Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai (Flori Gjini) akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”.

“Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”, tha Donald Veshaj menjëherë.

Mirëpo Flori Gjini reagoi përmes një videoje ku thumboi Donaldin me fjalët por edhe gjestin e tij që bën identik si Bora Zemani.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, tha Flori në video.

Mirëpo Einxhel Shkira menjëherë reagoi pas videos së Florit, duke treguar se ka një varëse miqësie me moderatorin.

Por së fundmi ka ardhur edhe reagimi i aktorit, Donald Veshaj. Ai ka publikuar një story, ku shkruan: “Ëëë e mirë mos e vrit mendjen”. Në fakt të gjithëve na shkon mendja se këto fjalë mund t’i drejtohen Einxhelit dhe Florit, pasi këta të fundit lëshuan thumba ndaj aktorit të humorit.