ZGJODHI “KUNDËRSHTAREN” E KIM-it/ Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja e këngëtares së famshme – AlpeGossip
ZGJODHI “KUNDËRSHTAREN” E KIM-it/ Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja e këngëtares së famshme

ZGJODHI “KUNDËRSHTAREN” E KIM-it/ Kendall Jenner dëshiron të jetë asistentja e këngëtares së famshme

Nëse do të ishte asistente personale e një personazhi të famshëm, Kendall Jenner do të zgjidhte Beyonce-n.

Modelja 24-vjeçare është shprehur se do t’i pëlqente të kishte pozicionin e shumë të dëshiruar – por vetëm për një vit.

Kjo pasi ajo dëshiron të zbulojë se çfarë ha për mëngjes këngëtarja e njohur dhe çfarë shikon në televizion në mbrëmje.

Duke folur në një video në prapaskenën e fushatës së Calvin Klein, Kendall tha: “Nëse do të duhej të isha asistente personale për një vit, do të zgjidhja Beyonce-n”.

Nuk e dimë çfarë mendimi ka Kim Kardashian për këtë, pasi ajo nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Beyonce-n ndër vite.

Të gjithë mendojnë se Beyonce nuk e ka qejf aspak Kim-in pasi ajo mungoi në dasmën e saj me Kanye West në Itali.

Por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe për të treguar këtë Beyonce i dërgoi Kim-it rroba nga koleksioni Ivy Park, të cilat ajo i publikoi në profilin privat në Instagram për të thënë se i pëlqyen tej mase.