KUR NIS “BIG BROTHER VIP 3”? Arbana Osmani jep “sinjalin” e parë (FOTO) – AlpeGossip
KUR NIS “BIG BROTHER VIP 3”? Arbana Osmani jep “sinjalin” e parë (FOTO)

KUR NIS “BIG BROTHER VIP 3”? Arbana Osmani jep “sinjalin” e parë (FOTO)

Duket se përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse për fillimin e këtij reality-shoë nuk ka.

E sinjalin e parë për këtë e ka dhënë edhe Arbana Osmani në një story në Instagram-in e saj. Arbana ka postuar një foto, ku shfaqet me disa kamera, ndërsa shkruan: “Gjithmonë duke ju vëzhguar”. Përveç datës, nuk dihet ende asnjë edhe për banorët që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

Sezonin e kaluar, “BBVIP” mbërtheu gjithë publikun me transmetimin e përditshmë, por edhe me spektaklet e të martave dhe të shtunave, duke rezervuar surpriza. Deri më tani ajo që dihet është se Arbri dhe Zhaklina nuk do të jenë më opinionist të “Big Brother”. Deri më tani, vetë Arbri e ka pranuar se nuk do të jetë në sezonin e tretë si opinionist.

“Ishte vlerësim nga ana e ‘Top Channel’ ftesa për të më dhënë pozicionin e opinionistit. Ndoshta vjet, meqë ishte hera e parë dhe fillimi ishte pak më e vështirë, por unë jam njeri që mësohem shpejt. Ndoshta ishte edhe më e vështirë për shkak të ngarkesës së madhe që kam edhe te ‘Fundjavë Ndryshe’, si dhe te një program ku gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët dhe familjarët e tyre jashtë, që është krejt normale që të shqetësohen për banorët Brenda.

Mendoj se opinionisti është një pozicion i një njeriu që përzgjidhet për të dhënë mendimet e tij, ashtu siç i shikon ai dhe mendoj se asnjë nuk mund të jetë një opionist i përjetshëm, sepse ti konsumohesh dhe njerëzit fillojnë e kuptojnë se kush je ti, çfarë mendimi ke për çështje të ndryshme dhe nuk je më asnjë risi. Prandaj, mendoj se nuk e shoh më veten që të jem më pjesë e programit. Mendoj që s’do jem, sepse edhe fundjava do shumë angazhim”, ka deklaruar Hajdari.