“LE TË FILLOJË LOJA”/ Arbana Osmani konfirmon zyrtarisht rikthimin në ekran, ‘thyen rrjetin’ me videon – AlpeGossip
“LE TË FILLOJË LOJA”/ Arbana Osmani konfirmon zyrtarisht rikthimin në ekran, ‘thyen rrjetin’ me videon

“LE TË FILLOJË LOJA”/ Arbana Osmani konfirmon zyrtarisht rikthimin në ekran, ‘thyen rrjetin’ me videon

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe aludimesh, Arbana Osmani ka konfirmuar zyrtarisht se ajo do të jetë moderatorja e formatit të “Ferma VIP”.

Moderatorja ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të bërë njoftimin. Arbana është në video duke zbritur nga një karrocë e vjetër në mes të natës, e rrethuar nga pishtarët dhe një atmosferë mistike fshati.

E veshur me stil dhe duke mbajtur në dorë një çelës të madh, ajo ecën mes “banorëve” dhe bagëtive, të hapura në fund të dyert e të mëdha të hambarit ku shfaqet logoja e programit.

“Let the games begin” (Le të lojës lojërat), – ka shkruar ajo krahas videos.

Realizimi profesional i videos dhe rikthimi i saj janë pritur me shumë pozitive dhe entuziazëm të madh në komentet e ndjekësve.