U THA SE ALEX KISHTE TRADHËTUAR JENNIFER/ Reagon gruaja që desh futi në sherr çiftin – AlpeGossip
U THA SE ALEX KISHTE TRADHËTUAR JENNIFER/ Reagon gruaja që desh futi në sherr çiftin

U THA SE ALEX KISHTE TRADHËTUAR JENNIFER/ Reagon gruaja që desh futi në sherr çiftin

Dikush u përpoq që të prishte parajsën në të cilën ndodheshin Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Ish-shoku i skuadrës së tij, Jose Canseco e akuzoi se e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canseco.

Dhe për më tepër lajmi u bë me dije vetëm 1 ditë pasi çifti deklaroi se ishte fejuar.

Por bashkëshortja e ish-lojtarit të bejsbollit vendosi që të reagonte publikisht për ngjarjen në të cilën është përfshirë edhe ajo.

“Ato akuzat false që po bën Jose janë të pavërteta. E njoh Alex-in prej shumë vitesh dhe nuk e kam takuar për të paktën 5 vitet e fundit. Sigurisht që nuk kam fjetur me të. Jam mikesh me të dy, atë dhe Jennifer-in. Sa për Jose-n ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alien”, shkroi ajo në një status në Twitter.

Jessica Canseco tregon më tej se ajo as nuk e kishte aplikacionin Twitter, por iu desh që ta shkarkonte sërish.

“Dhe nuk shoh televizor dhe nuk ia kisha idenë e këtyre gjërave që po ndodhnin. Herën e fundit që e pashë Alex-in ishte me Torrie-n dhe mora të dashurin për darkë. Ne jemi thjesht miq, pash Zotin”, shkroi ajo në një tjetër status.

Ne jemi në dilemë se kë duhet të besojmë. Por duke i dashur kaq shumë si çift, shpresojmë që e gjithë kjo ngjarje të jetë vetëm një aludim.