“FALEMINDERIT PËR DITËT E BUKURA…”/ Çifti i njohur spanjoll prekin me dedikimet për njëri-tjetrin (FOTO) – AlpeGossip
“FALEMINDERIT PËR DITËT E BUKURA…”/ Çifti i njohur spanjoll prekin me dedikimet për njëri-tjetrin (FOTO)

“FALEMINDERIT PËR DITËT E BUKURA…”/ Çifti i njohur spanjoll prekin me dedikimet për njëri-tjetrin (FOTO)

Aktorët e njohur spanjollë, Angelique Boyer dhe Sebastian Ruli, kanë publikuar me rastin e festës dedikuar dashurisë, disa fjalë për njëri-tjetrin. Krahas fotove shumë speciale secili prej tyre ka gjetur mënyrën për të emocionuar partnerin. Aktorja ka zgjedhur të shkruajë: “Nuk më mjafton një ditë për të kujtuar sa shumë të dua. Janë 365 ditë plot mundësi për të të bërë të ndjesh sa shumë rëndësi ke për mua. Sebastian Rulli faleminderit për vitet më të lumtur të jetës sime. Të dua me gjithë qenien time”.

Ndërsa partneri i saj, krahas fotos shumë speciale shkruan: “Sa bukur është të kesh dikë që të lejon të jesh vetvetja, që të mbështet, që të shoqëron dhe të pranon siç je. Gëzuar ditën e dashurisë dhe miqësisë, kukulla ime e vogël dhe e bukur. Jeta ime, qielli im, gruaja ime”.

Edhe njëherë tjetër Sebastian dhe Angelique kanë marrë pafund vëmendje dhe kanë dhuruar shumë dashuri për njëri-tjetrin. Dy aktorët janë të njohur për pjesëmarrjen në disa telenovela spanjolle, nga ku ka nisur edhe lidhja e tyre disavjeçare. Ata janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur për publikun./