U përfol për ndarjen nga i dashuri, mos vallë Diellza Kolgeci sapo na tha që është në një lidhje të re? – AlpeGossip
U përfol për ndarjen nga i dashuri, mos vallë Diellza Kolgeci sapo na tha që është në një lidhje të re?

U përfol për ndarjen nga i dashuri, mos vallë Diellza Kolgeci sapo na tha që është në një lidhje të re?

Kohët e fundit kemi lexuar nëpër rrjetet sociale se aktorja dhe këngëtarja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci është ndarë nga partneri i saj.

Diellza nuk u pronuncua asnjëherë për këte çështje… deri tani!

E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Diellza ka folur për lajmet që kanë qarkulluar nëpër media.

“Kurrësesi. Ato lajmet që kanë qarkulluar nëpër portale janë të vjetra. Unë s’do të kisha bërë gjithë këto gjëra që kam bëre në jetë nëse nuk do të isha e lumtur në jetën private. Kështu që, jo!”, – ka treguar Diellza.

Pra, qenka dikush në jetën e aktores që e bën të lumtur dhe nëse Diellza është me të vërtetë e lumtur, atëherë jemi edhe ne.