KUSH E VESHI E PARA? Xhensila dhe Sarah bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje – AlpeGossip
KUSH E VESHI E PARA? Xhensila dhe Sarah bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje

KUSH E VESHI E PARA? Xhensila dhe Sarah bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje

Ndodh shpeshherë që personazhe të njohur të ekranit të vishen njësoj e ndonjëherë edhe me të njëjtat veshje.

Ditën e djeshme Xhensila Myrtezaj ka publikuar disa foto në Instagram në të cilën shfaqet e veshur me një stil sportiv teksa po shijon pushimet në SHBA. Ajo ka veshur një bluzë në ngjyrë jeshile dhe një palë xhinse të zeza me dekore në formë kryqi në të njëjtën ngjyrë me bluzën.

Fotoja e saj me Ajkën është pëlqyer shumë nga ndjekësit por të njëjtën mënyrë të veshuri e të kombinuari e kemi parë edhe në një tjetër personazh të njohur të showbizit.

Bëhet fjalë për blogeren Sarah Berisha e cila publikoi dy javë më parë disa foto, ku dukej e veshur me të njëjtin stil panotllonash si këngëarja. Megjithatë, ish-banorja e BBV e ka kombinuar veshjen me një këmishë më elegante.

Të dyja ngjajnë seksi dhe mjaft ekstravagante me këtë veshje, por si mendoni ju, cilës i shkon më shumë?