FUNDJAVA NDRYSHE E AMIT/ Moderatorja zbulon pse ka udhëtuar jashtë vendit – AlpeGossip
FUNDJAVA NDRYSHE E AMIT/ Moderatorja zbulon pse ka udhëtuar jashtë vendit

FUNDJAVA NDRYSHE E AMIT/ Moderatorja zbulon pse ka udhëtuar jashtë vendit

E diela është një ndër ditët më të bukura të javës, pasi të gjithë zgjedhin të relaksohen ose të bëjnë diçka ndryshe. Moderatorja Amarda Toska ka vepruar në të njëjtën mënyrë, pasi është nisur drejt Italisë. Vetë Ami ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku shfaqet pamja relaksuese me pishinë dhe plot diell nga një dhomë hoteli. Ajo nuk ka nguruar të vendosë dhe vendodhjen, që mesa duket është kryeqyteti italian, Roma.

Mirëpo, të gjithë menduan se mbaroj me kaq, por jo.  Ami ka publikuar një tjetër foto, ku zbulon arsyen pse ka shkuar në Itali. Vizita e saj lidhet me fustanet e nusërisë të vitit 2020, të cilat Ami i përzgjedh për biznesin e saj.

Kujtojmë që moderatorja është aktive në të njëjtën kohë në televizion me emisionin ‘Lufta e nuseve’, që gjithashtu lidhet me biznesin e saj.