Duket se moda po rikthehet pas në vitet ’80 dhe shumica e trendeve të veshjeve që po ndjekim sot i përkasin kësaj periudhe.
Janë trendet e divave të ’80 –tës që duhet të falenderojmë për të gjithë frymëzimin që i kanë dhënë modës në ditët e sotme. Princeshë Diana, Madonna, Cher dhe shumë vajza të tjera të famshme janë ikonat që stilistët kanë marrë shembull.