ZYRTARIZOI LIDHJEN ME BELLA HADID/ The Weeknd sapo “përshëndeti” Selena-n me vargjet e këngës së re – AlpeGossip
ZYRTARIZOI LIDHJEN ME BELLA HADID/ The Weeknd sapo “përshëndeti” Selena-n me vargjet e këngës së re

ZYRTARIZOI LIDHJEN ME BELLA HADID/ The Weeknd sapo “përshëndeti” Selena-n me vargjet e këngës së re

The Weeknd është njëri nga artistët që bashkëpunoi me këngëtaren Nicki Minaj për albumin e saj të ri me titull “Queen”. Ata kanë përfunduar produksionin muzikor që mban titullin “Thought I Knew You” dhe fansat janë të bindur që kjo këngë i dedikohet ish-të dashurës së tij, Selena Gomez. Në fund të fundit, nuk do të ishte hera e parë që “The Weeknd” i dedikon këngë Selena-s pasi bëri një album për të më herët.

The Weeknd i këndon një marrëdhënie shumë konfuze, ku partnerja shndërrohet në një tjetër person dhe ai pendohet për të gjithë dashurinë që fali.

Keqinterpretove dashurinë time

E konfuzove dashurinë time

Ti hoqe dorë nga dashuria

Më trego përse lejove të bëhesha pjesë e botës tënde

Harroje, nuk ishe kurrë e imja në të vërtetë

Nuk po tentoj për një herë të dytë në të vërtetë” – këndon mes rreshtave Abel, ku thekson se nuk ka asnjë shpresë për një pajtim të mundshëm.

Pasi Abel dhe Selena u ndanë, ajo u rikthye me ish-të dashurin e saj Justin Bieber për një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë që The Weeknd duket se është shumë i lumtur me të dashurën e tij Bella Hadid.