“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Arjola komenton rrugëtimin e saj në BB VIP: E kuptova që nuk do e fitoja – AlpeGossip
“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Arjola komenton rrugëtimin e saj në BB VIP: E kuptova që nuk do e fitoja

“JAM SHUMË E LUMTUR…”/ Arjola komenton rrugëtimin e saj në BB VIP: E kuptova që nuk do e fitoja

Arjola Demiri u komentua gjatë si brenda shtëpisë së BB VIP ashtu edhe jashtë, që zgjodhi të mos hapte “Kutinë e Pandorës” ku iu ofrua një udhëtim për në Disneyland me fëmijët.

E ndodhur para asaj kutie, aktorja e njohur rrëfeu se ëndrra e saj është të moderojë spektaklin e humorit “Portokalli” dhe në këtë mënyrë do ia sigurojë vetë udhëtimin familjes.

Sot ishte e ftuar në “Fan Club” ku u pyet nëse dëshiron ende të moderojë “Portokalli”. Arjola foli duke qeshur por nuk zbuloi detaje nëse i është premtuar një gjë e tillë.

“Ndoshta kam marrë informacion më shumë se sa duhet. Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.

Gjatë kësaj interviste, aktorja e njohur u shpreh se ka pasur një moment ku ka kuptuar se nuk do të ishte pjesë e finales së madhe të “Big Brother VIP”.

Ajo tregoi se ka patur diskutime të ashpra dhe i ka kërkuar Ilirit të mos e mbrojë ndonëse ia kishte nevojën. Sa i përket momentit që mendoi se nuk do të fitonte, Arjola përmendi se nuk mjafton vetëm sjellja, por duhet lojë dhe këtë nuk e bëri.

Ndër për 4 finalistët, Arjola tha se janë të kartërt strateg që e njohin mjaft mirë “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Në një pikë ku kisha disa debate e situata, e kam ndaluar rreptësisht të më mbrojë sepse i thashë, nëse më mbron, bën gabimin më të madh me mua. I thashë nuk kam nevojë, por në fakt kisha nevojë.

Pyetje: Cili ishte momenti që mendoje se nuk do të fitoje?

Arjola: Nuk mjafton të sjellësh vetëm njeriun brenda teje. Kjo lojë do forcë të madhe. Unë jam kjo, jo që nuk luaj, por nuk dal dot përtej mureve që kam ndërtuar.

Pyetje: Lojtari më i mirë brenda BBV?

Arjola: Të katërt janë strateg në mënyrën e vet, e njohin Big Brother në mënyrën e vet. Kam parasysh Beniadën që thoshte, ishte një vajzë e urtë që nuk u nominua kurrë dhe do ti tha që e fitoi. Nuk e kam nënvlerësuar kurrë Beniadën. Ajo është e çiltër dhe e ndryshme nga ne, ka formim ndryshe nga ne dhe bën diferencim, të rinjtë shqiptarë që janë rritur jashtë janë më të sinqertë dhe Beniada ka pasur nevojë të tregojë vajzën që është.