Nëse ka ndonjë model shalli që kurrë nuk ka për të dalë nga moda është, ai skocez. Ky shall, që ka printin me kuadrate të kilt- it të burrave skocezë është i përsosur për çdo ditë të ftohtë dimri.
Pse një shall i tilllë?
Sepse është gjëja më e ngrohtë dhe e butë që mund t’i dhuroni vetës këtë dimër. Ngjyrat e tij të ndezura e bëjnë të përsosur për t’u mbajtrur gjithashtu në kohën e festave të fundvitit.
Me çfarë ta veshim?
“Shalli skocez” është i përsosur për t’u veshur me palllto, më xhupa sportivë, por edhe për t’u hedhur klrëhëve si batanie atëherë kur i ftohti të ka mbërritur në palcë.
Kështu pra, nëse ende nuk e keni filluar pazarin për ditët e ftohta, merrni në konsideratë këshillën tonë. Rendni nëpëre dyqane dhe dhurojini vetës një “shall skocez”.